Kadri Veseli, Vjosa Osmani e Albin Kurti ‘në shënjestër’ të dezinformatave

Të gjitha partitë politike kanë shpërndarë dezinfomata për publikun publikun në zgjedhjet e 6 tetorit në Kosovë.

Ndërsa më së shumti sulme shpifëse ka pasur ndaj Kadri Veselit, Vjosa Osmanit si dhe Albin Kurtit.

“Kandidatët për kryeministër janë ata që janë sulmuar më së shumti me dezinformata prej tyre janë, Vjosa Osmani, Kadri Veseli dhe Albin Kurti, pra këta tre kanë marrë më së shumti sulme sa i përket dezinformimit. Nga aspekti gjinor Vjosa Osmani ka marrë më tepër sulme në dezinfomata duke e nënvlerësuar rolin e saj si lidere e pavarur karshi lidershipit të partisë”, thuhet në një hulumtim të prezantuar në një konferencë mbi dezinfomimin në të cilën u kërkua nga institucionet qeveritare, mediat si dhe shoqëria civile të bashkohen në luftimin e kësaj dukurie.

Shari Bryan, zëvëndëspresidente e Institutit Kombëtar Demokratik tha se dezinformimj nuk është një dukuri e re.

“Ajo që është e re sot është që mediat sociale,  mediat e koduara ose platformat online sulmojnë demokracinë tonë, të gjithë ne përballemi me dukurinë e dezinformimit”, tha ajo.

Tutje ajo sugjeroi që tani ëhstë koha që Kosova ta krijojë rezistencën shtetërore ndaj dezinfomimit.

“Kosova nuk është imune nga dezinfomimi, në historinë e saj të jostabilitetit edhe shteti i Kosovës është i ekspozuar. Ne besojmë që të gjithë folësit politikë, shoqëria civile dhe mediat duhet të bashkohen të paralajmërojnë që dezinfomata të mos e ndotë diskursin dhe të mos e pengojë agjendën politike. Kosova e ka mundësinë tani që të krijojë rezistencën shtetërore ndaj dezinfomatave”, theksoi ajo.

Philip Kosnett, Ambasador i ShBA-ve në Kosovë, tha që qytetarët vazhdimisht janë të ekspozuar ndaj mediave.

“Jemi ushtarë në luftën e informatave, dhe kohën më të madhe as që e dimë për çfarë po luftojmë. Mënyra sesi i përthithim informatat ka ndryshuar në mënyrë dramatike në vitet e fundit” tha ai.

Tutje Kosnett tha se edhe në Kosovë, edhe pse vend i vogël, ekziston një numër i madh i mediave.

“Interneti ka mundësuar rritjen e mediumeve, madje edhe në Kosovë ka numër të madh të mediave. Fragmentimi, mënyra sesi i përfillim informatat na bëjnë punën më të vështirë të pajtohemi me atë se çfarë duhet të besojmë. Qeveritë janë praktikuesit më të shpeshtë të dezinformimit, shtetet autoritare shpesh i gënjejnë rivalët por edhe popullin e tyre”, tha ai.

Sipas ambasadorit amerikan, roli i gazetarëve në demokraci është shumë i madh.

“Për të pasur një sistem të hapur dhe demokratik, institucionet qeveritare, mediat dhe shoqëria civile luajnë rolin e tyre. Detyra e parë e qeverisë është që të jetë e kujdesshme në shpërndarjen e informatave. Gazetarëve u them na duheni më shumë se kurrë, për të dalluar sinjalin nga zhurma”, theksoi ambasadori amerikan.

Valon Kurhasani, drejtor i NDI në Kosovë tha që në bazë të hulumtimit që kanë bërë, politika në Kosovë është vazhdimisht aktive në shpërndarjen e dezinfomatave.

“Kosova ka një dritare të vogël për të qenë rezistente ndaj dezinfomimit, në Kosovë ka apetit për dezinfomata dhe këto përdorën nga politika dhe biznesi. Politika vazhdueshëm është aktive në shpërndarjen e deziformatave. Kemi një mjedis të shkëputur të informacionit në mes të shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë”, tha ai.