Ilustrim

Kaçanik, vidhet vetura e tipit Golf-2

Të premten, një person ka raportuar në polici se persona të panjohur ia kanë vjedhur veturën e tij.

Rasti ka ndodhur në fshatin Glloboshicë të komunës së Kaçanikut.

“Me 06.10.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga persona të panjohur i është vjedhur vetuar e tij e tipit Golf-2. Rasti nën hetime” – thuhet në njoftim.