Ilustrim

Kaçanik, shoqërohet në Polici 19-vjeçari pasi dyshohet se gjuajti me armë në aheng

Një 19-vjeçar është shoqëruar në Polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar në fshatin Doganaj të Kaçanikut.

Policia ka konfiskuar armën e zjarrit me të cilën ka shtënë i dyshuari.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.