Kacafytje brenda objektit të Postës së Kosovës

Brenda objektit të Postës së Kosovës gjatë ditës së sotme ka ndodhur një përleshje.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 09:30 kemi pranuar informatën për një mosmarrëveshje që ka ndodhur brenda objektit të Postës së Kosovës. Aktualisht rasti ndodhet në fazën fillestare të intervistimit, nga njësitet kompetente po intervistohen palët e përfshira si dhe dëshmitarët”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje ka bërë të ditur se hetuesit policor në koordinim të ngushtë me prokurorinë përkatëse do të ndërmarrin veprimet e mëtejme lidhur me rastin në fjalë.