Foto: REL/Reuters

Javën tjetër pritet të bëhet ekzekutimi i 100 eurove për sektorin privat

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se është themeluar Komisioni Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve të punëtorëve të sektorit privat për përfitimin e 100 eurove dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve.

Ministria ka njoftuar se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit.

“Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 Euro”, thuhet në njoftim.

20 maji është dita e fundit në të cilën punëtorët e sektorit privat mund të aplikojnë për shtesën prej 100 euro.Ky është LINKU në të cilin mund të aplikoni.

100 euroshi për punëtorët e sektorit privat, sot mbyllet afati për aplikim (kallxo.com)