
Javën tjetër mbahet ‘Java e filmit në Mitrovicë’
06.9.2023 - 11:30
Organizuar nga 7Arte nga 11 deri më 14 shtator 2023 do të mbahet “Java e Filmit në Mitrovicë”.
Arte bën të ditur se gjatë kësaj jave janë paraparë të shfaqen: “Vera andrron detin” (82’), “Nëntor i ftohtë”(95’), “Exile” (121’), “Në kërkim të Venerës”(98’.
Filmat do të shfaqen në Tarracën e 7Arte dhe disa prej tyre shfaqen për herë të parë para publikut mitrovicas.
Ky aktivitet kulturore organizohet në bashkëpunim me Qendra Kinematografike e Kosovës.