Itali: Të shtëna në një lokal në Romë, tri gra të vrarë

Një burrë ka hapur zjarr në një lokal në veri të Romës të dielën, duke vrarë tri gra dhe duke plagosur katër persona të tjerë gjatë një takimi me banorët e një blloku apartamentesh, thanë zyrtarët italianë.

Çfarë dihet deri tani?

Sulmuesi i dyshuar 57-vjeçar, Claudio Campi, dyshohet se qëlloi gruan për një mosmarrëveshje strehimi. Ai ishte përfshirë në një sërë mosmarrëveshjesh me shoqatën e banorëve, raportoi gazeta italiane Rai Neës.

Në nëntor, ai kishte shkruar një blog duke i akuzuar njerëzit që menaxhonin ndërtesën se e kishin detyruar të largohej nga banesat e tij.

Policia arrestoi Campin pasi u ndalua nga banorët e tjerë.

“Ai hyri në dhomë, mbylli derën dhe bërtiti ‘Do t’ju vras të gjithëve’ dhe më pas filloi të qëllonte”, ka deklaruar një dëshmitar për agjencinë italiane të lajmeve Ansa.

Kryebashkiaku i Romës, Roberto Gualtieri thirri një mbledhje urgjente sigurie dhe e përshkroi incidentin si “episodin e rëndë të dhunës që ka goditur qytetin tonë”.

Më vonë u zbulua se një nga gratë që vdiqën nha të shtënat ishte mike e kryeministres aktuale të Italisë dhe lideres së ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni.

Duke postuar një foto të saj me viktimën, Nicoletta Golisano, Meloni tha: “Për mua ajo do të jetë gjithmonë e bukur dhe e lumtur kështu”.

Golisano, 50 vjeç, ishte nënë e një djali 10-vjeçar, i cili po merrte pjesë në mbledhje si arkëtar./Deutsche Welle