Istog, arrestohet për sulm ndaj policëve

Një i dyshuar është arrestuar pasi i njëjti kishte kërcënuar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:53, në fshatin Gurrakoc të Istogut ndërsa sipas njoftimit, njëri nga policët ka pësuar lëndime trupore.

Ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.