Ishte e lejuar vozitja deri në 100 km në orë, voziti 235 km në orë - ky është dënimi që iu shqiptua shoferit

Një qytetar është dënuar me 300 euro gjobë dhe 3 muaj ndalim të vozitjes për shkak të tejkalimit të shpejtësisë së lejuar.

Policia ka njoftuar se i njëjti, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 100 km/h është identifikuar duke vozitur me 235 km/h.

Policia ka paralajmëruar masa ndaj të gjithë atyre që nuk i respektojnë rregullat në komunikacion.

“Do të vazhdojmë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve policore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftim.