Ish presidenti kroat Stipe Mesiq, nesër viziton Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca nesër do të presë në takim ish-presidentin e Republikës së Kroacisë Stipe Mesiq.

Sipas njoftimit të zyrës për media të Kuvendit, Konjufca do ta takojë Mesic në orën 11:00.

Në njoftim nuk është bërë e ditur nëse ish presidenti kroat do të ketë takime të tjera me krerë të institucioneve në Kosovë.