Ish-ministri i Shëndetësisë emërohet këshilltar i Avdullah Hotit

Kryeministri Avdullah Hoti ka emëruar si këshilltar politik një ish- Ministër të Shëndetësisë.

Alush Gashi përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se është angazhuar si këshilltar politik i kryeministrit Avdullah Hoti.

Ai e ka falënderuar kryeministrin Hoti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa për besimin që i kanë dhënë.

“Ju njoftoj që nga sot kam filluar angazhimin tim si Këshilltar Politik i Kryeministrit Hoti. Falënderoj KM Hoti dhe Kryetarin Mustafa për besimin e dhënë”, ka shkruar Gashi në Facebook.