Ish deputeti i LDK-së heq dorë nga të gjitha privilegjet që i takojnë me ligj

Ish – deputeti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Visar Hoti, nuk do të marr më pagë nga shteti pasi ka hequr dorë nga të gjithë privilegjet që i takojnë sipas ligjit.

“Në takim me sekretarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Ismet Krasniqi e njoftova që si ish-deputet, heq dorë nga paga dhe gjitha privilegjet tjera që më takojnë sipas ligjit”, ka bërë të ditur ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social facebook.

Ai përmes këtij shkrimi ka falënderuar të gjithë stafin e Kuvendit për punën dhe sjelljen korrekte.

“Ishte eksperiencë e mirë. Tani, unë do t’i rikthehem angazhimeve të mia. Jeta është shumë e gjatë, ndoshta rrugët tona do të ribashkohen përsëri! Deri atëherë, faleminderit dhe mirupafshim”, ka shkruar Hoti.