Ish-anëtari i AAK-së i bashkohet PDK-së

Ish-anëtari i AAK-së dhe ish-drejtori i Arsimit në Prishtinë, Jonuz Salihaj i është bashkëngjitur partisë së PDK-së.

Këtë e ka bërë të ditur Veseli përmes një postimi në Facebook, ku ka shkruar se Salihaj ishtë kundër nepotizmit në mandatin e tij si Drejtor i Arsimit.

“Rrugët me PDK-në i bashkoi edhe ish-ministri Januz Salihaj, ekspert i arsimit në vendin tonë. Si familje e madhe politike dimë t’i çmojmë njerëzit e guximshëm e parimorë dhe ta vlerësojmë mendimin ndryshe. Januzi i kishte kundërshtuar gjithmonë përpjekjet politike për të sistemuar njerëz mbi bazën e nepotizmit në Komunën e Prishtinës. Jemi të lumtur që ai tani do ta japë kontributin e tij si pjesë e PDK-së në luftën tonë të pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit”, ka shkruar Veseli.

Salihaj ishte larguar nga drejtori i Arsimit me kërkesën e AAK-së drejt kryetarit të komunës, Shpend Ahmeti.

Kurse, Salihaj kishte thënë se u largua nga kjo detyrë për shkak se nuk ka pranuar ndërhyrje në punën e tij.

Në qeverinë e koalicionit LDK-AAK të viteve 2005-2007, Januz Salihaj ka qenë ministër i Drejtësisë, i emëruar nga AAK.