Anton Çetta - Foto: Facebook/ Hashim Thaçi

Isa Mustafa për Anton Çettën: Udhërrëfyes për gjithë historinë tonë

Kryetari i Lidhjës Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka kujtuar Anton Çettën, në 100 vjetorin e lindjes.

“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen. Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve. Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992”, ka deklaruar kreu i LDK-së. 

“Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun”, thuhet në fund të njoftimit.