IPK në terren, vëzhgon zyrtarët policor për zbatimin e masave kundër COVID-19

Inspektorë të Inspektoratit Policor të Kosovës, tash e disa ditë është duke vëzhguar nga afër punën e zyrtarëve policor të cilët janë duke punuar me orar 12 orësh për të monitoruar respektimin e masave të vendosura nga ana e Qeverisë së Kosovës kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

Burime të KALLXO.com kanë treguar se ky aksion i IPK-së ka filluar që dy ditë dhe do të vazhdoj edhe ditët e ardhshme.

Qëllimi është që të monitorohen zyrtarët policor nëse po kryejnë detyrat e tyre në përputhje me vendimet që janë marrë që të njëjtit të punojnë në orar 12 orësh për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Ditë më parë, Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit të IPK-së, Kushtrim Hodaj ka deklaruar se do të jenë të gatshëm të aktivizohen në funksion të monitorimit të masave për të siguruar qytetarët që masat po zbatohet në mënyrë të drejtë nga Policia e Kosovës.

Masat e ndërmarra të qeverisë Hoti ka bërë që orari për zyrtarët policor të jetë sërish nga 12 orë.

 

Situata me COVID-19, policët e Kosovës do të punojnë nga 12 orë