Patrollimi i Policisë së Kosovës në Prishtinë Foto: KALLXO.com

Situata me COVID-19, policët e Kosovës do të punojnë nga 12 orë

Për shkak të situatës me COVID-19, Policia e Kosovës ka marrë vendim që pjesëtarët e saj të punojnë nga 12 orë në gjithë, në mënyrë që të ketë prezencë më të madhe.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Plani operacional, parasheh marrjen e të gjitha veprimeve policore me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe shëndetit publik, pjesë e planit policor do të jetë edhe kalimi i punës nga orari 08-orësh në orarin 12-orësh, në mënyrë që të ketë prezencë më të madhe policore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës bën me dije se do të ketë personel të mjaftueshëm për asistencë ndaj institucioneve relevante si dhe do të merren masa sipas procedurave për ata që nuk respektojnë masat dhe vendimet e qeverisë.

Numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë ka shënuar rritje të madhe javëve të fundit.

Deri më tani në Kosovë kanë rezultuar pozitiv 4 mijë e 931 persona derisa 102 kanë vdekur.