Inspektori i AUV-it kanoset gjatë kryerjes së detyrës

Inspektori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë gjatë inspektimit të disa krerëve të bagëtive në Mitrovicë është kërcënuar nga pronari i bagëtive.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje në orën 18:20 në rrugën “Bislim Bajgora” në Mitrovicë.

Nga raporti i Policisë tutje thuhet se njësitet policore janë duke hetuar rastin për të cilën është informuar edhe Prokuroria.