Inspeksioni në Prishtinë planifikon kontroll në lokale

Drejtori e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës ka paralajmëruar se do të fillojë me inspektime në lokalet e Prishtinës

Sipas njoftimit të drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit, Adonis Tahiri, brenda një lokali do të bëhen të gjitha llojet e inspektimeve.

“Kushtet në kuzhinë, afatet e mallrave, pëlqimi sanitar, librezat sanitare, kontrata për mbledhje të mbeturinave, shfrytëzimi i hapësirës publike. Inspektime të tilla do të bëhen në secilin lokal”, ka shkruar Tahri për postimin e tij në Facebook.