Ilustrim

Inskenoi vjedhjen për të përfituar nga sigurimi jashtë vendit, arrestohet një grua

Polica e Kosovës ka arrestuar një grua, shtetase të huaj në Gjakovë pasi e njëjta dyshohet se ka inskenuar një rast të vjedhjes me qëllim të përfitimit nga kompania e sigurimeve jashtë vendit.

E dyshuara të hënën kishte raportuar një rast kinse të vjedhjes në Polici, por organet e rendit dje kanë zbuluar se raportimi është lajmërim/kallëzim i rremë.

Me vendim të prokurorit pas intervistimti e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.