Iniciohet rast për djalin e mitur të një zyrtari policor, publikoi në "Tik Tok" pamje me armë 

Djali i një zyrtari policor do të hetohet për veprën penale të arëmbajtjes pa leje pasi i njëjti dyshohet se në rrjete sociale publikoi fotografi e pamje të një armë së bashku me një shufër metali. 

KALLXO.com mëson se është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës për të njëjtin rast pasi që janë ngritur dyshimet se arma e cila është publikuar në rrjetet sociale nga i mituri mund të jetë arma zyrtare e babait të tij që punon në Polici në Viti.

Rasti është iniciuar më 23.02.2024 ndërsa është identifikuar ditë më parë. 

Policia e Kosovës në raportin ditor të 24.02.2024 ka njoftuar se i mituri është shoqëruar në polici pasi që në rrjetin social Tik-Tok ka publikuar një video me pistoletë dhe një shufër metali. 

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.