Incidenti në veri, detajet e Prokurorisë së Shtetit

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se deri më tani përkundër njoftimeve të shumta për shkelje në gjatë procesit zgjedhor, vetëm në një rast në veri të Mitrovicës ka ndaluar të dyshuarit për 48 orë.

Prokuroria e Shtetit ka njoftuar se është duke u angazhuar në secilin rast që raportohet që ta hetojë dhe personat e dyshuar t`i sjellë para përgjegjësisë.

“Prokurori i Shtetit është në përcjellje të të gjithë procesit zgjedhor. Deri më tani kemi pranuar informata të shumta por, pas verifikimit të të gjitha këtyre informatave, kemi ardhur në përfundim se kemi vetëm një rast në Mitrovicën e veriut, për të cilën prokuroria ka lëshuar vendim ndalimi për 48 orë. Shfrytëzojmë rastin ta informojmë opinionin publik se, të gjithë personat që fotografojnë votën do të ndalohen me qëllim të verifikimit nëse kemi të bëjmë me veprën penale -Cenimi i fshehtësisë së votimit”, thuhet në njoftimin e Prokurorit të Shtetit.

:Andaj, për çdo informacion tjetër që i pranojmë nga mediat dhe institucionet tjera, jemi duke i verifikuar dhe deri më tani nuk ka indice për ndonjë vepër penale eventuale lidhur me zgjedhjet”, përfundon njoftimi i Prokurorit të Shtetit.

Incident në veri, arrestohen dy komisionerë

.