Ilustrim
IKSHPK me njoftim të ri për qytetarët që furnizohen me ujë nga Liqeni i Badovcit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se uji në liqenin e Badocit nuk i ka arrit ende standardet e cilësisë për konsum nga njeriu.
Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit.
Sipas IKSHPK-së nuk duhet të vlohet uji për shkak të koncentrimit të manganit.
“Uji në rajonet që furnizohen nga liqeni akumulues Batllava dhe liqeni Ujmani mund të pëdoren për pije pa përkufizim”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Zonat të cilat po përcjellën për cilësinë e ujit për pije nga fabrika e ujit në Badoc janë: “Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanices qe furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Hajvalia komplet, lagjet Veterniku, Lagjet 038 dhe të gjitha të tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtinë, pastaj Lagjet Qëndresa, Qëndresa Home, Sëiss Village, fsh. Preoc, Çagllavicë, Rruga Behar Begolli, Richard Holbrooke, Qendra Albi Mall, Rruga Shkupi, Holger Petersen, Malush Kosova, objektet individuale nga rruga Malush Kosova, deri te “kisha në Matiçan”, zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, Lagja Qershia, Lagja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati- rruga Muharrem Fejza me të gjitha rrugicat drejtimi deri te QKUK, rruga Enver Maloku, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale) dhe objektet e kyçura direkt në linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga Ferat Dragaj, Hajrullah Abdullahu, Hilmi Rakovica, Vllezërit Gërvalla, Afrim Zhitija, Armend Daci, Dervish Rozhaja, Thimi Mitko, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga Sali Nivica, Norbert Jokl, Thimi Mitko, objektet banesore në Bregun e Diellit zonat Qendër dhe zonat e tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor Xheladin Rekaliu deri te kryqëzimi i rrugës te konviktet, zonat afër shkollës Ismail Qemali, rrugët Mehmet Gradica, Hyzri Talla, Qamil Bala”.
Qytetarët ftohen që lidhur me këtë çështje tu referohen vetëm njoftimeve nga IKSHPK dhe KRU “Prishtina”.