
Policia e Kosovës
Ia vjedhin pistoletën me 40 fishekë dhe motorin 4-rrotësh
21.8.2023 - 10:16
Një grua në Ferizaj ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e saj dhe kanë vjedhur një pistoletë me 40 copë fishekë.
Sipas Policisë, gruaja ka raportuar gjithashtu se i është vjedhur edhe një motor katër-rrotësh.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në Ferizaj.