Rrahja në bufenë e RTK-së, Policia jep detaje

Një punëtor i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK) po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një kamerier në bufenë e objektit të RTK-së më 13.03.2024 rreth orës 19:30, pas një mosmarrëveshje mes  tyre.

Viktima ka pësuar frakturë të hundës si shkak i sulmit fizik, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, thekson tutje Policia.

Në një deklaratë për KALLXO.com, drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Shkumbin Ahmetxhekaj ka thënë më 13.03.2024 se  i dyshuari për sulmin mban pozitën inxhinier në mirëmbajtje në RTK.

Drejtori tha se dyshohet se sulmi ka ndodhur për arsye banale.

“Punëtori është inxhinier në mirëmbajtje. Ka qenë në ndërrim. Policia kanë qenë, e kanë hapë rastin. Kemi pamje, ka kamera që e dëshmojnë. Ka pasë edhe dëshmitarë të tjerë të gjithë asaj që ka ndodhur. Në bazë të asaj që më është raportu deri tash nuk ka të bëjë me ndonjë problem në të kaluarën. Është kryesisht çështje banale. Vonesë. Jemi në pritje të raportit final nga përgjegjësit”- ka thënë ai.

Ahmetxhekaj ka thënë se ndaj të dyshuarit janë marrë masa të menjëhershme, duke iu ndaluar hyrja në objektin e RTK-së.

Rrahja në bufenë e RTK-së, drejtori Ahmetxhekaj jep detaje