Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

I mituri në Prishtinë kapet me kokainë, arrestohet nga Policia

Një person i mitur është arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës në Prishtinë, pasi që gjatë kontrollit i është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit kokainë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00 në Prishtinë.