I konfiskohen në shtëpi mbi 19 kg marihuanë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një 39-vjeçar në Prizren pasi gjatë kontrollit në shtëpinë e tj janë gjetur dhe konfiskuar 19 kilogramë e 546 gramë substancë, e cila dyshohet se është marihuanë.

Pas hetimeve paraprake, Policia ka arritur të identifikojë të dyshuarin dhe të lokalizojë 39-vjeçarin A.Q.

I dyshuari është intervistuar dhe në koordinim me prokurorin kujdestar ndaj tij është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’.

Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.