Ilustrim

I iku vuajtjes së dënimit, arrestohet i kërkuari në Ferizaj

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar personin me iniciale  G. L. i moshës 38 vjeçar, të kërkuar me urdhër të gjykatës.

Sipas policisë, i arrestuari ishte në kërkim në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Vjedhje e pyjeve” dhe dënuar im burgimi prej një 1 vit e 8 muaj.

I arrestuari, sipas policisë është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia thotë se do të vazhdojë realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës. Njëkohësisht fton qytetarët për bashkëpunim për arrestimin e personave që i shmangen zbatimit të vendimeve të gjykatave.