I hyjnë në garazh, ia vjedhin disa kompjuterë

Një person nga fshati Dobravë nga komuna e Leposaviqit ka raportuar në Polici se persona të panjohur kanë hyrë në garazhën e tij dhe kanë vjedhur kompjuterë dhe mjete teknike.

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 16:20.

Rasti po vazhdon të hetohet nga ana e organeve kompetente.