Stuart Peach, i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor i Britanisë së Madhe, Foto: NATO

I dërguari i posaçëm i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor nesër në Kosovë

I dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Përendimor, Stuart Peach, nesër do të vijë në Kosovë.

Ai do të takohet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Takimi do të mbahet në Presidencë në ora 11:00.

Mbretëria e Bashkuar ka emëruar Sir Stuart Peach si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor në dhjetor të 2021.

Stuart Peach vjen në Kosovë pak ditë pas vizitës së homologëve të tij të ShBA-së, Gabriel Escobar dhe atij të BE-së, Mirosllav Lajçak.

Njoftimi i Presidencës:

Agjenda mediale e Presidentes Osmani për nesër (10 shkurt 2022)

Në orën 11:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach.

Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërsa më pas do të ketë komunikatë për media.

Vendi: Kabineti i Presidentes;

Lajçak takohet me Sir Stuart Peach, diskutojnë rreth dialogut Kosovë-Serbi