Miroslav Lajçak në takim me Sir Stuart Peach, Foto:Miroslav Lajçak, Twitter

Lajçak takohet me Sir Stuart Peach, diskutojnë rreth dialogut Kosovë-Serbi

I dërguari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, është takuar me Sir Stuart Peach – të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor nga Mbretëria e Bashkuar.

Njoftimin e ka bërë të ditur Lajçak përmes një postimi në Twitter.

“Patëm një diskutim të mirë dhe gjithëpërfshirës rreth dialogut dhe çështjeve rajonale me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Sir Stuart Peach sot në Bruksel”, ka thënë Lajçak.