Kurti uron Sir Stuart Peach që u emërua i dërguar i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuan në Ballkanin Perëndimor

Mbretëria e Bashkuar ka emëruar Sir Stuart Peach si të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Twitter e ka mirëpritur vendimin për emërimin e Peach në këtë pozitë.

“E mirëpres emërimin e Shefit të Komandantit të Forcës Ajrore Britanike, Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe mezi pres të punoj ngushtë me të në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Përveç Mbretërisë së Bashkuar, të dërguar të posaçëm për Ballkanin Perëndimor kanë edhe Bashkimi Evropian e Shtetet e Bashkuara të Amerikës.