Foto: Ilustrim

I dehuri sulmon të dehurin

Një qytetar nga Leposaviqi ka përfunduar në Spitalin Rajonal të Mitrovicës pas lëndimeve që ka pësuar nga sulmi fizik nga një person tjetër.

Rasti, sipas Policisë, ka ndodhur në fshatin Vuca të Leposaviqit mbrëmë rreth orës 18:00.

Policia ka cituar një dëshmitar, i cili ka thënë se edhe sulmuesi edhe viktima kanë qenë të dehur në momentin e konfliktit.

Është njoftuar prokurori dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.