Hyjneshat e Arjeta Miftarit ekspozohen në Ajova të ShBA-së

Skulptorja Arjeta Miftari hap sot në galerinë “Area Comunity College” të Des Moines në Ajova të SHBA-së ekspozitën, “Hyjneshat”.

Kjo ekspozitë organizohet me rastin e festës së pavarësisë së Kosovës dhe është mundësuar nga Konsullata e Kosovës, atje.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për një javë dhe do të prezantohen 15 punime dhe një dokumentar për punën e skulptores Miftari.