Hoti urdhëron ndaljen e organizimit të darkave të fundvitit

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një publikimi në Facebook ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për ndalimin e ndejave për festat e fundvitit që zakonisht organizohen nga institucionet.

Gjithashtu, Hoti ka thënë se Ministria e Arsmit duhet të kujdeset që të mos lejojë asnjë shëtitje të arsimtarëve apo nxënësve gjatë këtyre festave.

“Të gjitha institucionet publike të ndalojnë çfarëdo organizimi për fundvit që i bëjnë zakonisht për punonjësit e institucioneve. Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme do të përgatisin urdhëresën për këtë qëllim”, ka shkruar Hoti.