Hoti pret në takim kryetarin e Skenderajt Bekim Jashari

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Sipas  një njoftimi të qeverisë Hoti thuhet se me Jasharin ka biseduar për koordinimin e veprimeve, me qëllim të përballimit të situatës së krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19, për pakon e Qeverisë së Kosovës për rimëkëmbjen ekonomike, si dhe për projektet e ndryshme zhvillimore që ndërlidhen me këtë komunë.

“Po ashtu, kryeministri Hoti dhe kryetari Jashari u pajtuan për hapat e ardhshëm institucionalë për Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz”, thuhet në njoftim.