Avdullah Hoti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti paralajmëron veprime e vendime tjera: Nuk keni parë gjë akoma

Kryeministri Avdullah Hoti, gjatë një konference për media ka folur për veprimet e qeverisë së tij gjatë këtyre 4 muajve të funksionimit.

Hoti gjatë kësaj konference u zotua disa herë se do ta kthejnë ligjshmërinë, duke thënë “nuk keni pa gjë akoma”.

Hoti tha se e kanë marrë qeverisjen në një situatë tepër të vështirë më të vështirën sipas tij në 20 vitet e fundit në Kosovë.

“Sigurisht për shkak të situatës së pandemisë problemet ekonomike por edhe të shkaktuara nga politika jo adekuate në fushën e ekonomisë dhe sa i përket izolimit ndërkombëtar që u shkaktu nga një formë e qeverisjes në Kosovë në pjesën e parë të këtij viti”, tha Hoti.

Hoti shtoi se qeverisë së tij i është dashur punë e madhe “ta heqë izolimin” duke zhvilluar një seri të takimeve të rëndesishme dhe marrëveshjeve të nënshkruara.

“Gjatë kësaj periudhe kemi menaxhu mirë me pandeminë Kosova po merret shembull. Në arsim janë zhvillu modalitete të ndryshme për ta organizu arsimin në kohë pandemie. Plani i rëmkëmbjes ekonomike është më i miri në rajon e më gjerë sa i përket ndihmës së bizeseve dhe qytetarëve per ta tejkalu situatën. Janë në fuqi vendime me menaxhim adekuat të buxhetit dhe ndalejen e abuzimit të buhetit të shtetit”, tha ai.

Hoti ka numëruar disa vendimet të cilat i kanë marrë.

“E para është vendimi me të cilin ne i kemi ndalu të gjitha prokurimet njëburimore nëpër institucione që janë bërë në kundërshtim me ligjin. Kemi marr vendim të ndalet çfarëdo blerje e makinave. Të bëjë inventarizim të veturave dhe ti shpërdajmë sipas nevojave që i kanë institucionet. Ndalimi i gjitha punëtorive jashtë vendit në mënyrë që gastronomisë dhe bizneseve vendore tju ndihmojmë. Kemi punu në kthimin e ligjshmërisë”, tha Hoti.

Hoti gjithashtu tregoi edhe arsyjet e shfuqizimit të Departamentit Special Anti-Korrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës.

“Pushtetet janë të ndara qeveria e ka punën e vet drejtësia punën e vet. Përmes këtij vendimi brenda Policisë së Kosovës janë krijuar struktura jo ligjore jo në përputhje me ligjin. Ju garantoj që ne do ta kthejmë ligjshmërinë”, tha ai.

Hoti pretendon se do ta qojnë deri në fund mandatin  dhe sipoas tij nëse nesër bie qeveria do të dalim me integritetin personal sic edhe anë ardhur në qeveri.

“Kurdo që ia dorëzoj detyrën kryeministrit të ardhshëm do t’ia dorëzoj në një situatë shumë më të mirë sesa që e kam marrë unë”, tha ai.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se do t’i përgjigjet thirrjeve për interpelanca.

“Unë do t’i përgjigjem Kuvendit sepse e kam obligim edhe sot do të informoj”, u shpreh Hoti.

Hoti, ka paralajmëruar gjithashtu se do të ketë aksion tjetër në Karaçevë pasi sipas tij është lënë në gjysmë.

“Aksioni me Karaçevë është sukses i madh, por nuk është shkuar deri në fund”, tha Hoti duke paralajmëruar se do të shihet javëve në vijim vazhdimin e aksionit.

Hoti gjatë kësaj konference bëri me dije se se nuk do të ketë Asociacion me kompetenca ekzekutive.

Hoti gjatë kësaj konference ka dhënë edhe arsyjet se pse i ka shkarkuar drejtorin e ATK-së dhe Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovë.

Avdullah Hoti: Aksioni i Policisë në Karaçevë nuk është menaxhuar mirë