Karaçevë - 18.09.2020, Foto:Adelinë Ahmeti- KALLXO.com

Avdullah Hoti: Aksioni i Policisë në Karaçevë nuk është menaxhuar mirë

Kryeminsitri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka shpjeguar arsyet pse i ka shkarkuar drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës dhe drejtorin e Policisë së Kosovës.

Hoti tha se në ATK na është dashur të marrin vedim për ta liruar nga detyra drejtorin aktual dhe për ta përcaktuar një ushtrues detyre deri sa të kryhen procedurat e nevojshme.

Hoti tha se ky vedim është plotësisht në përputhje me ligjin mbi bazën e arsyeshmërisë që e ka sjellë Ministria e Financave.

Hoti tha se në raportin e Ministrisë së Financave thuhet se drejtori i ATK-së Ilir Murtezaj sa ka qenë në këtë pozitë ka ndërmarrë një varg veprimesh që përmbushin kushtet ligjore për lirimin e tij nga detyra për shkak të, siç tha, paaftësisë ose sjelles së keqe.

“Ka miratu rregulloren për organizimin e brendshëm të ATK-së në kundërshtim me ligjin përkatës, pa marrë përlqim paraprak nga ministria përkatëse dhe pa e procedu në Zyrën e Kryeministrit. Arsyeja tjetër, ka shpallë konkurs për vende të lira pune tri pozita të zv drejtorit të përgjithshëm ku ka emëru ushtrues detyre dhe nuk ka sistemu ish zv.drejtorët e tij të cilët i ka konsideru tepricë. Ka bërë lëvizjen e shpeshtë të stafit nga pozitat e tyre në pozita të tjera dhe ka shkaktu pakënaqësi të mëdha duke degradu zyrtarët e kësaj agjensie në pagart e tyre”, tha Hoti.

Hoti shtoi se gjitha këto shkelje janë konstatuar edhe në mendimin juridik të Avokatit të Popullit.

Sa i përket vendimit për shkarkimin e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës Hoti tha se është bërë në bazë të raportit të performancës të drejtorit të përgjithshëm të Policisë të dorëzuara te Hoti nga ministri i Punëve të Brendshme.

“Raporti i performancës tregon qartë se drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës ka tregu performancë jo të kënashme në udhëheqje kontroll dhe mbikëqyrje të Policisë. Gjithashtu në menaxhimin dhe shpërndarjen e buxhetit të Ministrisë duke dështuar në arritjen e përmbushjen e objektivave dhe qëellimeve strategjike të përcaktuara nga ministri”, tha Hoti.

Ai përmendi se në raport theksohet që me planin zhvillimor te policisë 2016 – 2020 janë përcaktu 4 objektiva strategjike për Policinë e Kosovës prej të cilave ministri, sipas tij, ka vlerësuar se parandalim i krimit të organizuar dhe korrupsioni, dhe krimeve të rënda si dhe avancimi i burimeve njerëzore nuk janë përmbushur si objektiva që kanë qenë në këtë plan zhvillimor strategjik të policisë.

“Është vënë re edhe menaxhim jo i mirë i aksionit në Karaçevë pavarësisht sukesit që është arritë në atë aksion duke i hequr dhe shkatërru bizneset ilegale atje. Gjatë vitit 2019 – 2020 janë arrestuar 68 pjestar të policisë për përdfshirje në vepra penale”, tha ai duke shtuar se është ndrruar edhe organogrami I policisë dhe është mbajtur I fshehur për ministrin.

Tek Dogana e Kosovës, Hoti tha se është në proces e sipër konkursi për drejtor të doganës.

“Ud i drejtorit të doganës është në procedutrë të konkursit”, shtoi Hoti.