Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti i sigurt: Në fillim të pranverës vendi do t’i kthehet normalitetit

Kryeministri në detyrë dhe kandidati i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti, ka thënë se vaksinimi për COVID-19 do të fillojë në muajin shkurt.

Hoti u shpreh i sigurt se vendi do t’i kthehet normalitetit në fillim të pranverës.

“Vaksinimin e kategorive të rrezikuara do ta përfundojmë në muajt mars dhe prill dhe do ta kthejmë normalitetin në këtë vend në fillim të pranverës. Bizneset të mund të bëjnë planifikime qysh tash për t’iu kthyer normalitetit”, ka thënë Hoti në RTK.

Zgjedhjet nacionale në vend do të mbahen të dielën e  14 shkurtit.