Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Hoti flet rreth refuzimit të kërkesës së BIRN-it për monitorim të konkursit për drejtor të ShSKUK-së

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti, ka folur për kërkesën e refuzuar të BIRN-it për monitorimin e konkursit për drejtor në Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

“Nuk qëndron ajo që një institucion publik vepron në kundërshtim me ligjin. Nëse punon dikush në kundërshtim me ligjin duhet me i ndjek procedurat ligjore në atë drejtim, por ata janë të pavarur në punën e tyre”, ka thënë Hoti.

Tutje Hoti ka kërkuar që të ndjeken procedura ligjore për mos lejimin e monitorimit të këtij konkursi.

“Ndjekni procedurat ligjore, keni të drejt për qasje në të gjitha dokumentet. Kërkoni qasje, në bazë të ligjit brenda 7 ditëve janë të obliguar të gjitha institucionet të ju lejojnë çasje.”, ka thënë ai.

Dje Bordi i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës e ka refuzuar kërkesën e BIRN-it për monitorimin e konkursit për drejtor të këtij institucioni.

Përgjigjen për të refuzuar kërkesën e BIRN-it për monitorim, bordi i ShSKUK-së e ka dërguar 20 minuta pasi ka filluar procesi i testimit të kandidatëve me shkrim dhe vetëm pasi monitoruesi i BIRN-it është paraqitur te zyra ku mbahej testi me shkrim.

 

ShSKUK-ja kundërligjshëm refuzon monitorimin e konkursit për drejtor