Hotel ‘ANA’ hap dyert për 120 persona të prekur nga tërmeti në Shqipëri

Qytetarët e Kosovës mobilizohen për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në Shqipëri të prekur nga tërmeti i fuqishëm që goditi dje në orët e hershme të mëngjesit rrethinat e Durrësit dhe Thumanës.

Kështu ka vepruar edhe kompleksi “ANA BENZ” i cili ka hapur dyert për 120 persona nga Shqipëria me të gjitha shpenzimet e mbuluara.

Hoteli ANA gjendet në Sllatinë, në magjistralen Prishtinë – Pejë.

Që nga dje shumë qytetarë kanë ndihmuar me ushqim, veshmbathje e gjëra tjera nevojshme për të prekurit nga tërmeti.