Holanda deklaron “kodin e kuq’ të emergjencës pas goditjes nga stuhia e rrallë

Autoritetet në Holandë deklaruan gjendjen e rralle emergjente “kodi i kuq” për gjithë vendin pas goditjes së parë të borës së madhe në më shumë se një dekadë, shkruan “The Guardian”.

Stuhia ‘Darcy’, e cila ka ulur temperaturat edhe përreth Gjermanisë, ka shpejtësi të erës deri në 90 km në orë dhe uli temperaturat deri në -5 gradë celcius.

Dhjetra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin Schipol të Amsterdamit derisa ai i Eindhoven në jug të vendit ndali të gjitha shërbimet.

Linjat e trenit janë anuluar po ashtu, përfshirë edhe shërbimet ndërkombëtare për në Gjermani.

Tramvajet u ndalën në Amsterdam, kurse një tjetri doli nga shinat në borë në Hagë.

Pjesa më e madhe e vendit është e mbuluar me 5-10 centimetër borë por disa zona kanë arritur deri në 30 centimetër.

Kushtet janë aq të rënda sa qeveria holandeze mbylli gjitha qendrat e testimit për COVID=19 për disa ditë.

Sipas mediave lokale kjo klimë me temperatura nën zero pritet edhe për 10 ditët e ardhshme ku për shkak të ngrirjes së kanaleve do lejohet patinazhi, por qeveria ka bërë thirrje që të ruhet distanca.