Foto: KALLXO.com

Haxhiu: Shumë fëmijë nuk kanë pasur fare qasje në mësimin në distancë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Teuta Haxhiu në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se një numër i madh i fëmijëve nuk kanë pasur fare qasje në mësimin online.

“Nuk është keq dhe nuk është turp çdo herë që kemi shumë fëmijë dhe shumë fëmijë që nuk e kanë mundësinë të blejnë një lap-top apo kompjuter, madje edhe të tillë që s’kanë rrjet”, tha ajo.

Deputetja shtoi se si komision parlamentar do ta mbajnë përgjegjës Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe do të përcjellin procesin e mësimit në këtë kohë.

Haxhiu shtoi se ka informacione se disa shkolla në Kosovë nuk janë dezinfektuar dhe nuk ka dezinfektues.

Në Kuvend po mbahet interpelanca e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj në lidhje me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor në kushte të pandemisë COVID-19 në Kosovë.