Deputeti Bekim Haxhiu

Haxhiu: Ministria e Shëndetësisë po zvogëlon numrin e testimeve qëllimisht

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu përmes një postimi në rrejtin social Facebook ka akuzuar Ministrinë e Shëndetësisë se kanë ulur numrin e testimeve për COVID-19.

“Ministria e Shëndetësisë po zvogëlon numrin e testimeve qëllimisht për të paraqitur rrejshëm rënien e numrit të rasteve me Covid-19.Nga 5502 teste sa u bënë dy ditë më parë, sot janë bërë 4351 teste RT-PCR, apo 1151 më pak teste”, ka shkruar Haxhiu.

Tutje, ai ka thënë se nëse MSH dëshiron rrejshëm me zvoglu numrin e rasteve, munden me i ba vetëm 50-60 teste qysh i kanë bë një vit me parë dhe ju dalin vetë nga 5-6 raste pozitve.

Numri total i personave të infektuar në Kosovë është 97 mijë e 467 raste , ndërsa 1976 persona kanë vdekur.

Më poshtë mund të shihni postimin e deputetit Haxhiu:

Ministria e Shëndetësisë po zvogëlon numrin e testimeve qëllimisht për të paraqitur rrejshëm rënien e numrit të rasteve me Covid-19.
Nga 5502 teste sa u bënë dy ditë më parë, sot janë bërë 4351 teste RT-PCR, apo 1151 më pak teste.
Nëse MSH dëshiron rrejshëm me zvoglu numrin e rasteve, munden me i ba vetëm 50-60 teste qysh i kanë bë një vit me parë dhe ju dalin vetë nga 5-6 raste pozitve.
MSH mos të ndërhyjë në punën e IKSHPK-së.
Pandemia nuk mposhtet duke zvogëluar numrin e testimeve, por duke rritur numrin e të vaksinuarve.