Hashim Thaçi: Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ata donin paqe, lufta u imponua

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mohuar pretendimet e Prokurorisë që po e akuzojnë atë me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Thaçi ka thënë se Kosova ishte në anën e drejtë të historisë.

“Pa rezistencën popullore, sot Kosova nuk do të ekzistonte fare. Qytetarët e Kosovës nuk donin luftë, ata donin paqe, lufta iu imponua. Ata bën atë që do të bënte çdo popull liridashës për të mbrojtur familjet e tyre, lirinë dhe vendin e tyre. Pra, Kosova ishte në anën e drejtë të historisë” – tha sot nw Gjykatw, ish presidenti Hashim Thaçi.

Në fjalimin para Gjykatës Speciale, Thaçi ka deklaruar se realiteti shpeshherë po ngatërrohet me opinione e agjenda të ndryshme.

“Mbamendja 25 vite më parë është e mjegulluar, realiteti po ngatërrohet me opinione dhe agjenda të ndryshme. Spekulimet po shndërrohen në fakte. Emocionet, motivet apo mllefet politike nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë, kjo vlen për disa botime dhe opinione të pas luftës” – tha ai.

Thaçi ka përshkruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës përbëhej nga njerëz të thjeshtë që u përpjekën të mbronin vendin e tyre.

“Ushtria çlirimtare e Kosovës përbëhej nga njerëz të thjeshtë e vullnetarë që u përpjekën të mbronin shtëpitë, familjet dhe vendbanimet e tyre. Ata luftuan dh e vdiqën si trima e hero. Ky ishte çmimi i lirisë. Kundërshtarët tanë ishin ushtria, policia dhe paramilitarët serbë të kalitur në fushata e tyre të vrasjeve në Bosnje” – tha Thaçi.

Thaçi: Më vjen keq që për pafajësinë e lirinë time nuk do të mund të dëshmojë Rugova e Albright