Haradinaj takon Richardson, bisedojnë për anëtarsimin në organizata ndërkombtare

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka takuar Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në zyrën e OKB-së në Kosovë.

Përmes një postimi në facebook, Haradinaj ka treguar se me Richardson kanë biseduar për synimet e Kosovës për anëtarësime në organizata ndërkombëtare.

“Biseduam për sfidat që po kalon vendi ynë dhe i shpreha mirënjohjen time për angazhimin e saj dhe ekipit kosovar të OKB-së. Kosova është përcaktuar për anëtarësim në NATO, BE dhe OKB që të zërë vendin e saj të barabartë me shtetet e tjera”, ka shkruar Haradinaj.