Haradinaj replikon Kurtin: Ne kemi pasur kështjellë në raport me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj, në seancën e jashtëzakonshme për tarifën 100 për qind ka replikuar me kryeministrin, Albin Kurti.

Kurti në fjalën e tij tha se do të vendoset reciprocitet tregtar, politik e ekonomik me Serbinë, e për këtë Haradinaj pati një pyetje ndaj tij.

“Po flitet për reciprocitet tregtar, politik e ekonomik. Ne nuk po flasim për sot elemente teknike të marrëveshjeve me Serbinë, por politike. Pra, kryeministër Kosova është në Kushtetutën ë e Serbisë. Cili është reciprociteti që ki me përdor? Ne kemi pasur kështjellë në raport me Serbinë dhe pikërisht ajo kalaja, këtu ku je ti të ka sjellur”, tha Haradinaj.

Haradinaj po ashtu pati edhe një pyetje në drejtim të deputetit të LVV-së, Rexhep Selimi.

“Tjetra për ish-kolegun tim, Rexhep Selimin. A fole ne emër të Isa Musatafës a të Albin Kurtit a ne ëmër tëndin personal?”, shtoi ai.

Pas , kësaj Kurti ia ktheu se shteti është më shumë se kështjellë.

“Kështjella është kështjellë e familjes, është e fisit. Shteti është ma shumë se kështjellë. Ne duhet të kalojmë në ofensivë jo ne defensivë”, theksoi Kurti.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet për heqjen e tarifës 100 për qind ndaj Serbisë, tha se është në dijeni për një ide se mund të bëhet një marrëveshje për shkëmbim territoresh edhe gjatë mandatit të tij si kryeministër.

Me këtë rast, ai para deputetëve u zotua se një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Kurti: Thaçi nuk ka autorizim për të nënshkruar marrëveshje me Serbinë

www.kallxo.com