Haradinaj përshëndet vendimin për shpërndarjen e Kuvendit

Kryeministri në dorëheqje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i Kryesisë së Kuvendit për të mbajtur seancë me 22 gusht 2019, për shpërbërjen e Kuvendit, është veprim i duhur dhe konform ligjeve dhe Kushtetutës së vendit.

“Ky vendim, do t’i hap rrugë procesit zgjedhor në vend, si opsion i vetëm dhe i domosdoshëm”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Po ashtu, Haradinaj e ka përshëndetur vendimin e Kryesisë, që para shpërbërjes, Kuvendi të votojë për Marrëveshjen Ndërkombëtare IPA2, nga e cila Kosova fiton rreth 90 milionë euro fonde nga BE.

“Kthimi i mandatit te Sovrani dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike, janë jetike për vendin dhe për proceset e rëndësishme që na presin”, ka thënë Haradinaj.

https://kallxo.com/lajm/caktohet-data-e-shperndarjes-se-kuvendit/

.