Haradinaj lavdëron zyrtarët e MPB-së për punën me të rikthyerit  nga Siria

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka lavdëruar ekipet të cilat kanë punuar me kosovarët e kthyer nga Siria.

“Prita sot në takim zyrtarë të MPB-së që punojnë në Divizionin për ri-integrimin e personave të kthyer nga Siria, të cilët i falënderova për punën e palodhshme dhe përkushtimin e pashoq, në kryerjen e obligimeve institucionale në mbrojtjen dhe sigurinë e vendit”, ka shkruar Haradinaj në Faceboook.

“Ky ekip ka implemetuar planin operativ për kthimin dhe ri-integrimin e qytetarëve kosovarë nga zonat e konfliktit në Siri duke shërbyer me profesionalizëm dhe me orë e ditë të tëra, që këto detyra, kaq sensitive të kryhen me sukses”, shkruan tutje ai.

“Jemi krenar që si Kosovë, kemi vajza e djem, që i dalin zot detyrave dhe përgjegjësive, në mbrojtje të vendit dhe sigurisë!”, thuhet në fund të postimit të kryeministrit në detyrë.

Qeveria ndau çerek milioni euro për koalicionin kundër ISIS