Qeveria ndau çerek milioni euro për koalicionin kundër ISIS

Qeveria e Kosovës ka ndarë 250 mijë euro për të përkrahur koalicionin Global kundër ISIS.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se pas aktiviteteve të fundit mbrojtëse te ShBA ndaj Iranit, Kosova mbështetë ShBA-ne.

“Koalicionin Global kundër ISIS e përbëjnë 31 shtete, ku përfshihet edhe Kosova.  Fatkeqësisht edhe Kosova është prekur nga kjo luftë, ku disa qytetarë kanë shkuar atje”, ka shtuar Haradinaj.

“Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë koalicion, ne i kryejmë obligimet. Kosova është e gatshme të kryej obligimin ushtarak, policor, inteligjencës e obligime logjistike ndaj këtij koalicioni. Sot, e keni kryer obligimin financiar”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në rast të rrethanave të jashtëzakonshme ndosha duhet të mbajnë edhe mbledhje tjera të qeverisë.

Të mërkurën rreth 10 raketa iraniane kanë goditur bazën ushtarake ‘Al Asad’ në Irak në të cilën strehohen ushtarët amerikanë. Raportohet se Garda Revolucionare e Iranit e ka marrë përsipër këtë sulm.

Ky sulm i Iranit mbi bazën ushtarake amerikane vjen pak ditë pasi forcat amerikane vranë gjeneralin e ushtrisë iraniane, Qassem Suleimani.

Mbledhja e Qeverisë në detyrë

Mbledhja e Qeverisë në detyrë

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 10 janvier 2020