Konferenca e Unitetit për Dialog - Foto: Facebook/ Ramush Haradinaj

Haradinaj flet pas Konferencës së Unitetit për Dialog

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj foli pas takimit që pati me përfaqësuesit politikë.

Ai tha se qëndrimi i AAK-së është që të Kosova të ecë përpara me Amerikën drejt marrëveshjes me Serbinë.

Kurse sa i përket tarifës, Haradinaj tha se qëndrimi i këtij subjekti politik është që ajo të mbetet në fuqi deri në njohje.

Ai tha se në këtë takim ishin prezentë gjitha partitë përveç LDK-së dhe Listës Serbe.

“Isa Mustafa ka kërkuar falje për mospjesëmarrje, por ka propozu që të kemi takim bilateral në dy tri ditët që vijnë, unë nuk kam caktu datë të re te takimit e la të hapur mundësinë që këtë tryezë të unitetit me vazhdu.” tha Haradinaj.

Ai shtoi se pret që të ketë iniciativë edhe nga partitë tjera për takime.

“Herën e ardhshme kemi ra dakord që ekspertët në këtë rast.. që të përgatisin një propozim të parimeve në mënyrë që të kemi një produkt në takimin e ardhshëm”, tha Haradinaj.

Ai tutje tha se nuk pati ndryshim të qëndrimeve të partive sa i përket tarifës.

”Janë qëndrimet veç e veç si janë të njohura në publik… ajo që nga tryeza u vlerësu është më rëndësi që të përkrahet energjia që vjen prej Shtëpisë së Bardhë për një marrëveshje, po ashtu që të ketë transparencë edhe që përmbajtjen e marrëveshjes ta dimë me kohë, mos të ndodhemi para një akti të kryer.” , tha ndër tjerash Haradinaj./21Media